Veterineri 35 vjeçar vret veten me mjekimet e klinikës prej stresit të klientëve që i kërkonin të vriste kafshët e tyre (fotot)

18/11/2024 15:29

Një veteriner i talentuar ka vrarë veten në Britani me mjekimet që klientët i kërkonin të përdorte për të eliminuar kafshët e tyre shtëpiake të padëshiruara, u tha sot në seancën hetimore të çështjes në Britani.

Dr John Ellis raportohet se ishte i indinjuar prej njerëzve të pasur që nuk donin të kujdeseshin për kafshët e tyre, tha mjeku ligjor, teksa raportohet se ata i sillnin në klinikë kur ishte tepër vonë.

Nëna e të ndjerit Tina Ellis, këshilltare në bashkinë e Fareham, Hampshire, tha se vdekja e djalit të saj ishte “shkatërrimtare”.

Dr Ellis raportohet se kishte bindur një infermiere veterinare t’i jepte dozën fatale duke pretenduar se e donte për të eliminuar “qenin e madh të mikut  të tij”.

Por ai ne fakt ia kishte injektuar vetes, në dukje prej stresit të jetës private dhe profesionale, në ngjarjen e rëndë të nëntorit 2022.

Zonja Ellis tha në gjykatë se i biri i kishte thënë: “Pronarët vijnë në klinikë tepër vonë për kafshët e tyre, kërkojnë ndihmë për gjendje të mund të kuroheshin shpejt nëse bëhej në kohë”.

Ajo shtonte se i biri prekej nga pronarët e pasur të kafshëve që i neglizhonin ato, ndërsa më të varfrit bënin gjithçka për t’i shpëtuar.

“Dikush heziton të paguajë për kafshën e tij ndërsa vjen me makinë të tipit të fundit, ndërsa të tjerë që janë në gjendje të vështirë financiare bëjnë gjithçka për t’i kuruar”.

Dr Ellis punonte në klinikën veterinare Anderson Moores në kohën e vdekjes, dhe gjithashtu i kishte thënë nenës së kishte probleme me gjumin.

Në gjykatë u tha gjithashtu se Dr Ellis dy vitet e fundit kishte tradhtuar partneren e tij të 10 viteve dhe ishte i perfshire nga ankthi.

Duke regjistruar shkakun e vdekjes si vetëvrasje, gjykatësi Simon Burge, tha se vdekja e Dr Ellis ishte një humbje e një profesionisti të talentuar.

“Ai përdori injeksionin për të marrë një masë toksike të mjekimit, të cilën e mori në zotërim me pretendime të rreme, duke thënë se duhet të vriste një qen të madh të padëshiruar”.

“Punëdhënësit e tij i dhanë atij mjekimin pa kontrollet e duhura për të verifikuar për çfarë do ta përdorte apo pa kontrollin e kirurgu veterinar”, tha gjykatësi, sipas rrjetit vendas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Dr John Ellis raportohet se ishte i indinjuar prej njerëzve të pasur që nuk donin të kujdeseshin për kafshët e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA