Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë, ku pritet t’i nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe.

Një prej tyre është dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që deklaroi se Gjykata Kushtetuese, tre dispozitat për përdorimin e ligjit të gjuhëve i ka dërguar tek Komisioni i Venecias.

“Këto tre dispozita paradoksalisht nuk janë zbatuar në të kaluarën. Tani, i përket gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut që ta vlerësojë. Por duhet ta sqarojmë një gjë, nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve”, tha Albin Kurti.

Kurti shtoi se beson që të gjithë duhet të presin për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese i cili nuk bën as përjashtime as diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësinë që ekziston në Maqedoni të Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA