Qindra minatorë refuzojnë të dalin nga galeria e mbyllur ilegale në Afrikën e Jugut (fotot)

18/11/2024 17:24

Më shumë se 1000 minatorë besohet se janë bllokuar pa ujë e ushqim në një mininerë të mbyllur floriri në Afrikën e Jugut, teksa autoritetet jashtë u kanë ndaluar furnizimet për t’i detyruar të dalin, mes operacionit për ndalimin e gërmimeve ilegale në vend.

Grupi është bllokuar tashmë prej javësh në galerinë e Stilfontein, rreth 100 km në jug të Johannesburg, duke thithur ajër toksik dhe në temperatura të larta.

Por fushata e ashpër e qeverisë për ndalimin e kërimeve të paligjshme të floririt ka sjellë shqetësime për jetën e tyre.

Një gjykatë afrikano-jugore vendosi më herët se bllokada e policisë duhet hequr por rrethimi dhe situata e rëndë vazhdon.

Afrika e Jugut llogaritet se mban rreth 30% të depozitave të floririt në botë dhe kjo siguron mbijetesën e rreth 100,000 minatorëve ilegalë të quajtur në vend ‘zama zama’.

Vendas dhe punëtorë të varfër emigrantë shpesh punësohen nga grupe kriminale për nxjerrjen e mineraleve, nga rreth 6,000 miniera të braktisura nga kompanitë në të gjithë vendin.

Minatorët shpesh duhet të zbresin rreth 4 kilometra nën tokë për të kaluar javë të tëra pa u ngjitur në sipërfaqe, sipas një raporti të Komisionit Shtetëror të Mineraleve.

Kagiso Gabashane, i skuadrave të shpëtimit, motra e të cilit ka të fejuarin nëntokë, tha për rrjetin vendas  Sowetan Live: “Ai tha se po hynte nëntokë pasi ka të dashurën shtatëzënë dhe duhet të fitonte para”.

Minatorët në Stilfontein zbresin në galerinë 1.8km të thellë duke u lidhur me njëri-tjetrin.

Zyrtarët e quajnë operacinin ilegal dhe deri tani kanë arrestuar 1,000 minatorë, shkruan rrjeti BBC.

Nuk është i qartë numri saktë i të bllokuarve në galeri teksa raportimet flasin disa qindra dhe të tjera thonë se mund të jenë mbi 2000.

Vullnetarë dhe familjarë të minatorëve janë mbledhur pranë hyrjes në minierë ndërsa gratë gatuajnë në zjarr, duke pritur lajme për bashkëshortët e tyre, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
2/5
Një gjykatë afrikano-jugore vendosi më herët se bllokada e policisë duhet hequr por rrethimi dhe situata e rëndë vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA