Gjermania ndalon thikat, shtohen masat e sigurisë para Krishtlindjeve

18/11/2024 13:59

Autoritet gjermane kanë nisur masat që synojnë përforcimin e sigurisë përpara festave të fundvitit, e pas frikës që shkaktoi një sulm vdekjeprurës me thikë në fillim të këtij viti, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser i bëri thirrje policisë dhe autoriteteve lokale të shtojnë vigjilencën e të kujdesen për implementimin e vendimit për të ndaluar mbajtjen e thikave në vend.

“Shkelja e ndalimit të mbajtjes së thikave mund të dënohet me gjoba deri në 10.000 euro”, pohoi Faeser për gazetën Bild am Sonntag duke premtuar “zbatim të rreptë” dhe “tolerancë zero”.

Qeveria gjermane miratoi legjislacionin e ri të sigurisë në tetor në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit në gusht. Sulmuesi i dyshuar islamik vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë.

Paketa e re e masave të sigurisë shtrëngoi rregullat për mbajtjen e armëve në hapësirat publike në Gjermani dhe ndaloi në mënyrë të qartë mbajtjen e thikave në festivale, ngjarje sportive, tregje, panaire dhe ngjarje të tjera të mëdha.

“Policia do të jetë e pranishme në shumë vende për të garantuar sigurinë,” theksoi Faeser.

Tashmë ka pasur një lëndim në tregjet e Krishtlindjeve të këtij viti në Gjermani, megjithëse nuk ka lidhje me ndonjë shkelje të sigurisë.

Në Mynih në fillim të kësaj jave, një akrobat 34-vjeçar i veshur si Santa Claus u përplas në mënyrë të pashpjegueshme në një furgon të parkuar dhe plagosi rëndë këmbën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA