Fermerët francezë e gjermanë protestojnë ndaj marrëveshjes së BE për të sjellë prodhimet nga Amerika Latine (fotot)

18/11/2024 19:25

Fermerët francezë nisën sot një valë të re protestash kundër një marrëveshjeje tregtare të Bashkimit Evropian me katër vende të Amerikës Latine për të importuar prodhime bujqësore, çka kërcënon mbijetesën e fermerëve evropianë por dhe uljen e cilësisë se ushqimit per qytetaret e tyre.

Parisi ka kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes bujqësore me grupin e vendeve Mercosur Argjentina, Brazili, Paraguai e Uruguai, për të krijuar “zonën e lirë tregtare” por zyrtarët e BE duken të vendosur ta bëjnë realitet.

Fermerët në Francë e Gjermani bllokuan sot rrugët me traktorë dhe ngrinin kryqe të drunjta në disa qytete të vendeve.

“Mjaft me premtime, nisi të veproni”, shkruante një prej pankartave të fermerëve në Cannet-des-Maures, në juglindje të Francës.

“Macron, bujqësia e Francës po vdes kurse ti shikon tjetërkund,” shkruante një tjetër.

Në qytetin lindor të Lyon, fermerët kishin shkulur tabelat e bashkisë dhe i kishin hedhur ato në shkallët e muzeumit të qytetit.

Yohann Barbe, përfaqësues i sindikatës së fermerëve tha se masa e protestave do të jetë “e paprecedentë”.

Vala e re e protestave vjen pas një serie masash rezistence nga fermerët në Evropë, të cilët kanë protestuar me pare për kërkesat e reduktimit të prodhimit dhe numrit të kafshëve nga direktivat e klimës së BE.

Vështirësimi i jetës e punës së fermerëve në Francë vjen gjithashtu nga shtimi i burokracive, të ardhurat e ulëta dhe moti i dëmshëm për kulturat e tyre bujqësore.

Me marrëveshjen e re, BE propozon që tregjet evropiane të furnizohen nga prodhime më të lira duke hequr dorë nga rregullat evropiane për përdorimin e pesticideve të dëmshme, hormoneve dhe teknikave të ndaluara.

Ministri i brendshëm francez Bruno Retailleau paralajmëroi fermerët kundër bllokimit të rrugëve duke thënë se do të ketë “zero tolerance”./AFP/

FOTO GALERI
1/5
Marreveshja kërcënon mbijetesën e fermerëve evropianë por dhe uljen e cilësisë se ushqimit per qytetaret e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA