Anëtarët e familjes mbretërore, në gjyq për diamantin e shekullit të 17-të me vlerë 21,000,000 paundë (fotot)

18/11/2024 16:52

Në gjykatën e lartë në Angli ka nisur një përplasje mes anëtarëve të familjes mbretërore të Katarit për zotërimin e një diamanti me vlerë 21 milionë paundë.

Anëtarët e dinastisë milionere Al-Thani të Katarit kanë ngritur në gjyq pretendimet për “Syrin e Idhullit” që besohet se është diamanti blu më i madh në botë, shkruan rrjeti britanik Metro.

Diamanti 70 karat i gjetur në Indi në vitet 1600, zotërohej më parë nga sulltani i perandorisë Otomane dhe pas Luftës së Dytë Botërore u kthye në një varëse me 80 diamantë të tjerë të shtuar.

Ai gjendet tashmë në shtëpinë e ish-ministrit të kulturës së Katarit, Sheikh Saoud bin Mohammed Ali Al-Thani, i cili e kishte blerë në vitet 2000 para se të ndërronte jetë në 2014.

Pak para vdekjes ai i kishte dhënë hua xhevahirin grupit Qipco, i zotëruar nga Sheikh Hamad bin Abdullah Al Thani, kushëri i liderit të Katarit.

Sheikh Hamad bin Abdullah – i cili zotëron shtëpinë më të shtrenjë në Angli, Dudley House me vlerë $400 milionë në qendër të Londrës, pretendon se ka drejtë të blejë gurin për rreth 10 milionë dollarë, pasi marrëveshja e huadhënies i jep të drejtën e zotërimit. Por dy palët nuk bien dakord për shumën që duhet paguar, apo dhe nëse ka pasur ose jo një marrëveshje për ta shitur gurin.

Grupi Qipco i kërkon gjykatës së detyrojë Elanus të shesë diamantin për $10 milionë siç është vlerësuar më herët nga grupi ankandeve Christie’s.

Por avokatët e Elanus thonë se ky është një gabim pasi nuk kishin diskutuar ndonjeherë shitjen e diamantit për të cilin tashmë thuhet se ka vlerës 21 milionë paundë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
2/3
Diamanti 70 karat i gjetur në Indi në vitet 1600, zotërohej më parë nga sulltani i perandorisë Otomane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA