Fermerët e serve përballen me shumë sfida, por ato që rrezikojnë më së shumti prodhimin e tyre janë çmimi i padrejtë dhe insektet që shkatërrojnë të mbjellat.
Ledina Çela ka një sipërfaqe prej dy dynyme me sera të mbjella me perime të ndryshme ajo thotë se në fillim serat patën prodhime cilësore, por më pas insekti krahëbardhë pushtoi të gjithë serën duke bërë që në serë të prodhohet më pak, ndërsa ato pak lule që i rezistuan këtij insekti kanë bërë që patëllxhani në sera të duket i vjetër edhe pse ajo mundohet të çojë në treg produktin e sapo vjelë.
Fermerja: Problemi që po hasim tani është krahëbardha që nuk po gjejmë zgjidhje
Keni bërë spërkatje?
Fermerja: Po kemi bërë shumë spërkatje dhe përsëri ngjallet, sa edhe farmacistët bujqësor nuk kanë se çfarë të na japin tjetër.
Çfarë problemi keni tjetër?
Fermerja: Flutura e bardhë gjithashtu edhe e nxin patëllxhanin i nxin bishtit e duket sikur e ke marrë tokë jo sikur sapo e ke vjel.
Po në sasinë e prodhimit ndikon flutura e bardhë?
Fermerja: Po sepse ajo i lufton lulen dhe s’ka prodhim.
Ledina thotë se shqiptarët po konsumojnë më pak perime dhe shkak për këtë bëhen tregtarët të cilët duan të fitojnë shumë duke shitur pak. Por një sjellje e tillë bën që shumë herë prodhimet e serave nuk përfundojnë në treg, por kalben në sera.
“Një kilogram patëllxhan kushton 70-80 lekë, ky çmim është i mirë për ne, por nuk konsumohet shumë patëllxhan pasi tek konsumatori vjen më një çmim tepër të lartë 200 lekë për kilogram. Tregtarët fitojnë shumë dhe kështu ulet sasia e shitjeve pasi jo të gjithë kanë mundësi ekonomike të blejnë patëllxhanin me këtë çmim”, u shpreh fermerja.
Por krahëbardha nuk gjendet vetëm në serat me patëllxhan, ajo gjithashtu lufton dhe lulet e domates, specit dhe trangullit. Kimikatet bujqësore janë tepër të dobëta para fluturës që shkatërron mundin e fermerëve.
Top Channel