Edhe fëmijët shkruajnë! Në stendat e panairit spikat libri “Përbindëshi misterioz i Havait”

17/11/2024 13:47

Prej vitesh jemi mësuar që muaji nëntor na sjell më pranë librit dhe në stendat e panairit sheh si të rritur ashtu dhe të vegjël në kërkim të librit të radhës për të lexuar.

Por ndryshe është për këta fëmijë, që këtë vit kanë shkruar vet librin e tyre, duke shpalosur mes rreshtave, kreativitetin e tyre.

“Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre që zakonisht me një laps dhe një letër shkruajnë vetëm detyrat ose vizatime, këta fëmijë i kanë bërë që të dyja dhe nëse ju në një farë mënyrë bëni fëmijë, ne në klubin e Shkrimit Krijues kemi bërë fëmijë shkrimtarë”, u shpreh Rudina Cupi, autore librash për fëmijë.

Andrei është një djalë 8 vjecar, me natyrë kureshtare dhe plot imagjinatë. E pikërisht imagjinata krijoi librin e tij të parë “Përbindëshi misterioz i Havait”.

Andrei ky është libri yt i parë që ti shkruan?

“Po, është.”

Si titullohet?

“Titullohet ‘përbindëshi misterioz i Havait’.”

Do na tregosh pak se për çfarë flet libri yt?

“Flet për një vajzë që i derdhet slime te një arrë kokosi dhe u kthye në përbindësh dhe një djalë aty që shkoi për pushime e gjeti përbindëshin pastaj del armiku dhe po prap ajo vajza e e zgjidh problemin dhe jetojnë aty.”

Do na tregosh pak për librin tënd të dytë?

“Flet për një papagall që urren muzikën por mami vet e adhuron, kaq po të them.”

-Do na japësh një mesazh për të gjithë fëmijët që një ditë do të duan të bëhen shkrimtarë?

“Nëse do të jesh një shkrimtar atëherë nuk duhet të jesh përtac, duhet ta çlirosh fantazinë.”

Kreativiteti dhe mundi i vogëlushëve, u vlerësua dhe me një certifikatë, që do të mbetet mes punimeve të tyre ndër vite. Në fund shkrimtarët e vegjël dhuruan dhe autografët e tyre të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA