Protestuesit përleshen me policinë për ndërprerjet e energjisë në Ekuador (fotot)

16/11/2024 19:02

Protestuesit dogjën sot goma dhe qëlluan policinë me gurë në kryeqytetin Quito për të protestuar ndaj ndërprerjeve të rënda të energjisë elektrike që kanë nisur papritur prej një muaji në vend.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës ndaj të paktën një mijë njerëzve që brohorisnin “duam zgjidhje, jo më ndërprerje energjie”, si dhe duke kërkuar largimin e presidentit Daniel Noboa prej ndërprerjeve të energjisë që zgjasin deri në 12 orë.

Zyrtarët i atribuojnë krizën masës së ulët të reshjeve që kanë reduktuar në minimum nivelin e ujit në digat hidroelektrike.

Por protestuesit thonë se kjo është paaftësi e qeverisë dhe neglizhencë e përmbushjes së detyrës për t’i shërbyer popullit.

“Sot Ekuadori është në errësirë të plotë, në errësirë politike, në errësirë ekonomike e në errësirë kulturore”, tha protestuesja Nancy Nieto, për rrjetin AFP.

Protestuesit ecën nga parku El Ejido deri në qendrën historike të Quito, ku dogjën goma dhe u përleshën me policinë, e cila përdori spraj djegës e granata shurdhuese, konfirmon AFP.

“Kjo qeveri na le pa energji elektrike, rrit taksat dhe mbyll bizneset e vogla, ndërsa nga ana tjetër krimi vazhdon të rritet”, tha protestuesi Eddie Carrasco për rrjetin AFP.

59-vjecari shtonte se presidenti që kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet e 2025 nuk do t’ia dijë për popullin e tij./AFP/

FOTO GALERI
2/5
Por protestuesit thonë se kjo është paaftësi e qeverisë dhe neglizhencë e përmbushjes së detyrës për t’i shërbyer popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA