Protestuesit në Irlandë dënonin sot blerjet e bankës së tyre qendrore të bonove të bankës së Izraelit duke e quajtur vendimin “jo-etik” dhe financues të luftës në Palestinë, ndërsa nxisnin ndalimin e tyre në vendet e tjera të Evropës.
Organizatorët mblodhën mijëra njerëz në protestën jashtë bankës qendrore të Irlandës në Dublin, me sloganin “Ndalo financimin e genocidit,” shkruan rrjeti shtetëror turk Anadolu Agency.
Irlanda aktualisht drejton shitjen e bonove të thesarit në të gjithë Evropën por bashkë me Norvegjinë e Spanjën kanë njohur shtetin e Palestinës prej muajit maj.
Sipas raportimeve paratë e bonove përdoren për financimin e “gjenocidit të Izraelit në Gaza e në LIban.
Senatorja vendase Alice Mary Higgins, pjesëmarrëse në protestë, tha për rrjetin Anadolu se mbështetja e bankës qendrore të Irlandës për Izraelin shkel ligjin ndërkombëtar. Ajo theksonte se kur këto bono shiten më pas në Britani e bëjnë Irlandën “ndihmëse ose bashkëpunuese” në rrjedhën e armëve për të mbështetur luftën.
Javës që shkoi grupi i të drejtave ‘Human Rights Watch’ (HRW) tha se qeveritë që i shesin armë “Izraelit” në kohën që vazhdon agresioni tij në Gaza e në Liban, po ndihmojnë në luftëra jashtë vendit, shkruan agjencia Reuters.
Përfaqësuesja e HRW, Tirana Hassan, tha më herët se kombe si SHBA, Britania e Gjermania mund të kufizojnë sjelljen ushtarake të Izraelit duke ndaluar dërgesat e armatimeve.
“Nëse vazhdon kjo mbështetje për ushtrinë e Izraelit nga qeveritë perëndimore do të vijojnë dhe krimet e luftës, ko është një arsye e fortë që shitjet dhe transferimet e armëve të ndalojnë”, tha Hassan në një intervistë me Reuters.
“Palët që kanë influencë në uljen e intensitetit të konfiktit janë SHBA, Britania e Gjermania me anë të shitjeve dhe transferimeve të armëve prej tyre drejt Izraelit”.
Më herët Irlanda njoftonte planet për t’iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas komenteve të ministrit të jashtëm Micheál Martin.
Zhvillimi vjen pasi parlamenti vendit kaloi një mocion jo-detyrues ku pohohej se “gjenocidi po kruhet para syve tanë nga Izraeli në Gaza.”
Në dhjetor Afrika e Jugut paditi Izraelin për shkelje të Konventës së Genocidit të OKB më 1948, me ofensivën e tij në Gaza. Padia është mbështetur nga disa kombe si Spanja, Turqia, Bolivia e Maldivet.
Irlanda ka thënë se do t’i bashkohet procedimeve të Afrikës së Jugut, siç shpjegonte ministri Martin: “Vendimi i qeverisë bazohet në një analizë rigoroze ligjore”.
Afrika e jugut kishte depozituar dosjen “memorial” në Gjykatë me 750 faqe tekst dhe 4,000 faqe prova për dokumentimin e kryerjes së gjenocidit nga Izraeli me ofensivën në Gaza. Dokumenti nuk është bërë publik por Gjykata Ndërkombëtare ka konfirmuar marrjen e tij.
Top Channel