Aty tek rrënjët e ullirit në Berat gazetarja Rudina Muça gjeti një bimë tepër të çuditshme, për të cilën tha se nuk e kishte ndeshur kurrë më parë.
Në “Bagëti e Bujqësi” u zbulua domatja më e vogël në botë.
Me një madhësi sa kokrra e bizeles, domatja e egër rritet në Berat, teksa banorët e përdorin për ta shartuar më pas me varitete të tjera domatesh.
Sipas agronomit Isuf Barami vlerat ushqyese të kësaj domateje janë shumë të mëdha.
Rudina Muça: Kudo që unë shkoj zbuloj një bimë të re. Unë sapo këputa domaten më të vogël në botë. Është më e ëmbël se domatet e zakonshme.
Është e madhe sa një kokërr bizele. Kjo është domate e egër, por se si ka ardhur deri këtu do të na e zbulojë Isufi.
Isuf Brami-agronom: Bimët e egra i gjejmë shumë të përhapura. Ato shtohen vetë dhe e ruajnë prodhimin.
I gjejmë edhe nëpër baçet e shtëpive, kudo. Kjo ka vlera të shumta. Këtë domate ne mund ta shartojmë me varitete domatesh të tjera.
Top Channel