Përveç duelit Shqipëri-Çeki, mbrëmjen e kësaj të shtune zbritën dhe gjashtë skuadra të tjera.
Gjermania dhuroi spektakël në Freiburg, duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 përballë Bosnje & Hercegovinës, duke siguruar në mënyrën më të bukur vendin e parë në Grupin A3.
Po në këtë grup, Holanda bëri detyrën përballë Hungarisë, edhe pse sfida u shoqërua me momente ankthi në minutat e para, kur një lojtar në stolin hungarez pësoi një problem shëndetësor, i cili u transportua me urgjencë në spital. Gjithsesi “Tulipanët” nuk falën, duke marrë tre pikë me rezultatin 4-0 dhe duke u kualifikuar kështu për në fazën finale të Ligës së Kombeve.
Në Grupin C1, Suedia arriti një fitore 2-1 përballë Sllovakisë, duke siguruar kështu ngjitjen për në Ligën B.
REZULTATET:
LIGA A
GRUPI 3
GJERMANI 7-0 BOSNJE & HERCEGOVINË
HOLANDË 4-0 HUNGARI
LIGA C
GRUPI 1
SUEDI 2-1 SLLOVAKI
Top Channel