Fermerët britanikë rrethojnë konferencën e kryeministrit në Uells në protestë ndaj taksave të shtuara (fotot)

16/11/2024 16:21

Kryeministri laburist Keir Starmer u quajt sot ‘burracak’ nga qindra fermerë që qëndruan jashtë sallës së konferencës laburiste në Uells, në protestë ndaj ‘taksës së trashëgimisë’ të shtuar së fundmi në buxhetin e ri.

Teksa Starmer mbronte planin e tij të buxhetit në konferencën në Llandudno, fermerët protestonin jashtë ndërtesës duke brohoritur kundër taksave të trashëgimisë dhe te tjera të shpallura së fundmi nga qeveria laburiste, e cila i shtohet një serie masash të tjera shtrënguese ndaj prodhimit bujqësor.

Karvani i fermerëve kishte rrethuar ndërtesën e konferencës dhe kryeministri u detyrua të dilte nga prapa i shoqëruar nga policia, mes thirrjeve diskredituese të protestuesve.

Gjatë gjithë kohës fermerët e zemëruar u binin borive të traktorëve për të siguruar që të dëgjoheshin nga pjesëmarrësit në konferencën e kryeministrit.

Grupi uellsian që organizonte protestën ‘Digon yw Digon’ – që do të përkthehej “Mjaft do të thotë mjaft” tha se “qeveria nuk po punon për ne dhe as nuk na dëgjon”.

Drejtuesi i fermerëve Gareth Wyn Jones tha: “Ai iku fshehurazi. Nuk kishe mirësjelljen për të dalë të fliste, dhe nuk përmendi asgjë për bujqësinë e ushqimin në fjalimin e tij”.

“Ky është një veprim prej burracakësh, sepse këta njerëz kanë ardhur këtu që prej fermave të tyre”.

Një grua protestuese tha teksa kalonte autokolona e kryeministrit: “Ai iku fshehurazi nga prapa, nuk përballet dot me ne, njerëzit që e kemi votuar. Nuk e mendoja kurrë se do të vinte dita kur fermerët do të provokoheshin në këtë mënyrë. Politikanët duket se nuk e kuptojnë se nëse nuk ka fermerë nuk ka ushqim”.

Mes pankartave të shfaqura në protestë shkruhej  ‘laburistët i kanë duart me gjak’, ‘Laburisët i shpallin luftë bujqësisë’ dhe ‘pa fermerë s’ka ushqim’.

Zhvillimi vjen pas ngritjes së një serie taksash për fermat me vlerë mbi 1 milionë paundë, dhe justifiimeve ku e bazonte qeveria këtë ngritje taksash.

Keir nuk përmendi politikat e taksave në fjalimin e sotëm por tha se do të mbrojë “vendimet e ashpra” të marra nga qeveria, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/9
Kryeministri laburist Keir Starmer u quajt sot ‘burracak’ nga qindra fermerë që qëndruan jashtë sallës së konferencës laburiste në Uells

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA