Emigranti ilegal i akuzuar për vrasjen brutale të studentes 22 vjeçare del në gjyq në SHBA (fotot)

16/11/2024 18:28

Gjyqi i një emigranti ilegal i akuzuar për vrasjen e një studenteje infermierie, emri i të cilës është kthyer në simbol të protestave dhe debateve për sigurinë e kufijve në SHBA, ka nisur në shtetin amerikan të Georgia.

Prokurorët thanë dje se mund të provonin se emigranti venezuelan kishte vrarë brutalisht studenten 22-vjecare që po vraponte në park, pasi i kishte thënë dikujt se po dilte “për gjueti femrash”.

E ndjera Laken Riley studente infermierie në veri të Georgia u gjet e vdekur në një zonë me pemë pranë Universitetit të Georgia pasi nuk ishte kthyer nga vrapimi i përditshëm, më 22 shkurt.

Ibarra u arrestua një ditë më vonë dhe tashmë përballet me 10 akuza kriminale mes të cilave vrasje në kushte të rënda, sulm i rëndë dhe krime të tjera.

Çështja e tij do të gjykohet nga gjykatësi H Patrick Haggard teksa prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm.

Prokurorja Sheila Ross tha se të dhënat nga aparatet që Riley kishte me vete tregonin se ajo “kishte luftuar për jetën dhe për dinjitetin e saj” vetëm disa minuta para se të nisej në vrapim.

Ajo kishte arritur të njoftonte policinë në orën 09:11 ndërsa zemra i kishte ndaluar në 09:28, siç besohet prej goditjes me gur në kokë nga emigranti ilegal.

Avokati i Ibarra tha se provat tregojnë vetëm se Laken Riley është vrarë por jo nga klienti i tij.

Vdekja tragjike e Riley u përmend dhe në debatin mes kandidatëve presidencialë dhe është kthyer në simbol të politikave të emigracionit të demokratëve që humbën zgjedhjet, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
2/3
Laken Riley studente infermierie në veri të Georgia u gjet e vdekur në një zonë me pemë pranë Universitetit të Georgia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA