Berati, shtëpia e miliona pemëve të ullirit, ishte ndalesa e radhës së “Bagëti e Bujqësi”.
Gjatë vjelies së ullinjve gazetarja Rudina Muça u ndal në një gojëdhënë që i ka rezistuar kohës.
Flitjej se asokohe Skënderbeu kishte vënë kusht për të gjithë ata që dëshironin të martoheshin.
Çdo çift duhet të mbillte 10 rrënjë ulliri, e më pas jepej leja për të bërë një dasmë sipas traditave.
Fermeri, gjatë bisedës me Rudina Muçën, na zbuloi se Berati nuk do të kishte ullinjtë shekullorë që ka sot nëse ai rregull do mungonte.
Rudina Muça: Kur mendon se janë mbjellë ullinjtë e parë këtu në Shqipëri dhe në ç’vend?
Fermeri: Është si puna e kalave që nuk i dihet data e saktë. Gjyshja ime thoshte që në fshatin tonë edhe qentë hanin petulla me vaj ulliri.
Rudina Muça: Aq shumë ullinj kishte?!
Fermeri: Në fshatin tonë ka pasur fabrikë vaji.
Rudina Muça: Si e keni këtë historinë me pemët e ullinjve që në kohën e Skënderbeut?
Fermeri: Ajo gojëdhënë është, por ne e besojmë sepse atëhere vetëm disiplinë kishte. Nëse do të fejoheshe apo martoheshe, çifti duhet të mbillte 10 rrënjë ullinj. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhej dasma. Një kurorë me degët e ullirit është me e vlefshme se ari.
Top Channel