Tufa më e madhe e bizonëve evropianë kullot në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë (fotot)

15/11/2024 19:31

Një tufë gjigante bizonësh të egër evropianë u filmuan sot teksa kullotnin në fushën e Szudzialovo, në lindje të Polonisë, disa kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.

Pylli i Bialovieza, i cili përfshin të dyja anët e kufirit mes vendeve, strehon popullatën më të madhe të bizonëve në Evropë, por tensionet politike kanë bërë të një pjesë e madhe e kufirit të mbyllet me gardh nga Polonia, si anëtare e Bashkimit Evropian.

Gardhet e pyjeve kanë shkaktuar më parë vdekje të kafshëve herbivore, të cilat detyrohen të kufizohen në hapësira të fragmentuara.

Kufijtë artificiale dhe aktiviteti njerëzor, siç mund të jenë patrullat kufitare, janë pengesa izoluese për lëvizjen e kafshëve.

Studiuesit thonë se në këtë zonë gjigante fushore jetojnë gjithashtu ujku e dreri dhe riqebulli evropian.

Pyjet e lashta të kufirit Poloni-Bjellorusi janë një habitat i pasur për këto gjallesa, por i gjymtuar prej politikave te ndarjes dhe të kufijve fizikë.

Më shumë se 150 km të këtij kufiri janë mbyllur me gardh nga Polonia pas krizës së refugjatëve nga Bjellorusia disa vite me pare, dhe më pas prej anësisë së saj pro-ruse në konfliktin e rëndë në Ukrainë, për të cilat kafshët duhet të vuajnë pasojat.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA