Protestuesit bastisin parlamentin në rajonin separatist të Gjeorgjisë (fotot)

15/11/2024 17:29

Tensionet janë përkeqësuar kësaj jave në rajonin gjeorgjian pro-rus të Abkazisë, pas një propozimi për të lejuar blerje të tokës apo pronave nga rusët.

Protestuesit opozitare sot kanë hyrë me forcë në parlamentin rajonal të krahinës së ndarë nga Gjeorgjia, dhe u përplasën me policinë.

Zhvillimi vjen teksa parlamenti në kryeqytetin Sukumi pritej të ratifikonte marrëveshjen e kontestuar, por u detyrua ta shtynte prej demonstruesve të grumbulluar jashtë kompleksit qeveritar.

Protestuesit me një kamion thyen portat e hekurta që rrethojnë parlamentin teksa pamje nga vendngjarja tregonin njerëz që ngjiteshin nga dritaret dhe hynin në korridoret e ndërtesës.

Shërbimet emergjencës thanë se të paktën tetë njerëz u dërguan në spital nga plagë të ndryshme.

Eshsou Kakalia, lider opozitar dhe ish-kryeprokuror tha se “protestuesit kishin marrë kontrollin e parlamentit”.

“Ne tani do të kërkojmë dorëheqjen e presidentit aktual të Abkazisë,” tha ai sipas agjencisë ruse Interfax. Protestuesit kishin hyrë gjithashtu me forcë në kompleksin e presidencës ngjitur me parlamentin.

Administrata tha më pas se ishin gati të anulonin marrëveshjen e investimeve me Rusinë, të cilën abkazët e kundërshtojnë pasi rrit kostot dhe largon vendasit nga atdheu.

Abkazia raportohet se është një destinacion i preferuar turistik për rusët, shkruan rrjeti i Katarit Al Jaseera.

Shumica e rajonit është ndarë nga Gjeorgia pas një konflikti të armatosur që përfundoi në 1993, dhe më pas shpalli pavarësinë në 2008 me ndihmën e një ndërhyrjeje të shkurtër të ushtrisë së Rusisë.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar e njeh Abkazinë si pjesë e Gjeorgjisë, ndërsa Rusia e njeh si shtet të pavarur. Enklava ka 245,000 banorë.

Kësaj jave presidenti i vendit Aslan Bzhania, mbajti një mbledhje emergjente sigurie pasi protestuesit bllokuan një autostradë kryesore dhe demonstruan në Sukhumi për lirimin e aktivistëve të arrestuar, shkruan Al Jaseera.

FOTO GALERI
2/3
Administrata tha më pas se ishin gati të anulonin marrëveshjen e investimeve me Rusinë, të cilën abkazët e kundërshtojnë pasi rrit kostot dhe largon vendasit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA