“Për Shqiptarët”/ Mblidhen paratë për vogëlushin 2-vjeçar që është në luftë për jetën

15/11/2024 23:17

Janë mbledhur paratë për të shpëtuar jetën e vogëlushit Arrnisi, vetëm 2-vjeç.

Ai është në luftë me jetën dhe i duhet të bëjë një transplant të menjëhershëm në veshka. Për këtë janë bërë bashkë të gjithë shqiptarët dhe janë mbledhur paratë e nevojshme!

Historia e Arrnisit

Rreth 32 vite më parë në Rahovec në dy shtëpi fqinje do të vinin në jetë dy foshnja, një djalë dhe një vajzë.

Familjet do t’i quanin Avdyl dhe Shyhrete, shkurt do t’i thërrisnin Leta. Do të rriteshin pranë e pranë, do të takoheshin gjatë punëve bujqësore që ka fshati.

Të dy do të ishin komshi por edhe në shkollë. Disa vite më vonë letës do t’i vdiste nëna dhe më pas babai i saj do të martohej me gruan, që do të ishte edhe njerka e Letës. Ajo e rriti si vajzën e saj bashkë me vëllezërit e tjerë.

Abdyli edhe ai do të kishte sprova, do të humbiste motrën e madhe për shkak të një tumori, nënën dhe më pas babain. Ai do të mbetej vetëm, fillikat e pas arsimit të mesëm do të punonte në ndërtim, siç i thonë në Kosovë, mjeshtër i punimeve.

Nuk kishte shumë mundësi financiare, kishte shtëpinë që i kishte lënë babai dhe fitimet që nxirrte nga puna e krahut.

Avdyli dashurohet në moshën 20 vjeçare me Letën. Ishte viti 2017 dhe siç janë edhe sot zakontet në Rahovec, që të kërkosh dorën e një vajze duhet të paraqitesh në shtëpine e saj disa herë, madje fejesa zgjat 3 ditë… Tradita e do që të bëhet dasmë e madhe. Abdyli e dote Letën me shpirt të pastër, por zakonet nuk ja bënin mbarë, sepse ai nuk kishte mundësi as për dasma me shumë të ftuar e nuk kishte as kohë e mundësi që çdo ditë të shkonte në derën e familjes së Letës.

Në atë kohë babai i tij ishte gjallë, shkoi disa herë kërkoi dorën e vajzës dhe më pas Avdyli vendosi që ta merrte në shtëpi, edhe pse familja e saj nuk ishte shumë dakord për të lidhur krushqi me një djalë që nuk ofronte shumë të mira materiale.

Pas martesës dhe zhvedosjes së Letës në shtëpine e Avdulit, lindi vajza. Gjyshja, njerka nga nëna i vuri emrin Irma. Irma sot është pesë vjeçe dhe shkon në parashkollor, është një vajzë e bukur dhe shumë dashur. Kur Irma do të ishte e vogël, do të kërkonte nga mami dhe babi një motër ose vëlla të vogël dhe dy vite më parë erdhi në jetë Arrnisi, një fëmijë i bukur, me sy të kaltër si një princ në përralla.

Fëmijët do të gëzonin shtëpinë, do të lumturonion shumë edhe prindërit. Leta do të kujdesej për fëmijët dhe shtëpinë ndërsa Avdyli do të punonte dhe të nxirrte fitime për të ushqyer familjen.

Kur Arrnisi mbushi 2 vjeç gjërat po shkonin mirë, por disa muaj më pas, djali nisi të shfaqte probleme shëndetësore të rënda.

Në gjendje të fikti një ditë djalin e marrin me shpejtësi dhe e çojnë në spital, nga Gjakova në Prishtinë e nga Prishtina në Tiranë.

Djalit i ranë të fikët gjatë udhëtimit në makinë, gati i pavetëdijshëm bëri rrugën deri në spital, e prindërit e tij qanin e të përlotur uronin që të bëhej mirë sa më shpejt.

Në Prishtinë i thanë se Arrnisi i vogël duhet të nisej menjëherë në Tiranë, veshkat e tij ishin të sëmura, nuk ja dilnin dot të kryenin funksionet. Kishte nevoje menjëherë për të kryer dializë. Por jo vetëm kaq edhe mushkëritë e Arrnisit punonin me vështirësi pasi ishin të mbushura me ujë.

I intubuar, mes analizash dhe konsultash mjekësore, krejt pa pritur djali i vogël i Avdylit dhe Letës, do të binte në koma.

Prindërit mes lotësh, të rraskapitur nga dhimbja nuk mblidhnin dot veten. Ajo ka qenë dita më e vështirë e jetës së tyre. Kur mjeku në spitalin e Prishtinës i tha se Arrnisi i vogël, që sapo kishte mbushur dy vjeç e pak muaj është duke luftuar mes jetës së vdekjes prindërit humbën toruan. Avduli thotë se i dukej sikur shikonte një ëndërr nuk mund ta besonte. Ndërsa nëna e tij mes lotësh, lutej që djali të ngrihej, ta shikonte edhe njëherë me sytë e tij, ta përqafonte edhe një herë, dhe ti thoshte: O mami sa shumë të dua! Ditët kalonin një nga një,prindërit gdhiheshin dhe ngryseshin në spital.

Vendosin që në gjendje të rënduar ta sjellin në Tiranë. Paguan 800 euro mjetin e transportit privat, sepse nëpërmjet spitalit shtetëror nuk mund të realizohej një udhëtim i tillë. Një djalë 2 vjeçar që lufton për jetën, që vjen me autoambulancën e specializuar nga Prishtina në spitalin e Tiranës.

Rruga shkon mirë, Arrnisi vjen dhe dërgohet në reanimacion, qendron në koma. Kishin kaluar 6 ditë nga hera e fundit që djalin e kishin parë të fliste e më sy të hapur. Mjekët në Tiranë i thoshin Letës të mos i humbiste shpresat, vetëm t’i fliste, t’i këndonte vazhdimisht, sepse zëri i nënës është çudibërës, është ilaçi më i mirë në botë.

Ditën e shtatë, teksa nëna i fliste, djali erdhi në jetë. Arrnisi ishte si të kishte rilindur për herë të dytë.

Arrnisi u rikthye mes të gjallëve, por veshka e tij është e sëmurë po ashtu edhe zemra e vogël, që është lodhur si pasojë e intubimit, duke i shkaktuar takikardi, rrahje më të shpeshta.

Nga shtatori i këtij viti djali kryen dializë, vuan nga takikardia ventrikulare… U rikthye në jetë, por gjendja e tij mbetet e rënduar, rrezikon çdo ditë që kalon. Spitali këtu kaq ofron, ndaj duhet të iki menjëherë jashtë, jo për dializë, jo për mjekime, por për të kryer një transplant. Duhen kryer analizat, duhet parë përputhshmëria mes familjarëve dhe më pas duhet kryer ndërhyrja. Pos operacioni është një tjetër fazë që ka kosto.

Familja aktualisht jeton me 230 euro, rroga e Avdylit, si mjeshtër në ndërtim. Transplanti kushton mijëra euro…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA