‘Të drejtat’ e lumit gjigant të Kolumbisë humbin në rrjedhën e kërkimit të floririt dhe konflikteve (fotot)

14/11/2024 19:09

Një vendim gjykate në 2016 i dha shpresëmbrojtje një lumi thelbësor në xhunglën kolumbiane të Choco, i cili po shkatërrohej nga kërkimet ilegale minerare që kishin helmuar me mërkur ujin e tij.

Zhvillimi erdhi në kohën e marrëveshjes historike të qeverisë me guerilasit e majtë FARC që kontrollojnë shumicën e Choco, duke mbrojtur lumin Atrato i cili mban gjallë rajonin.

Në rajonin e varfër kolumbian kjo nisi të shihej si një shenjë shprese pas konflikteve me grupet mineral-kërkuese dhe vdekjet nga helmimi i mërkurit si rrjedhojë e tyre.

Por tashmë tetë vjet më vonë Atrato është i mbushur serish me pellgje kullimi për flori dhe të tjera grupe të armatosura kanë zënë vendin e mbajtur më parë nga guerrilasit, shkruan rrjeti AFP.

Gjendja e vështirë e Atrato thekson sfidat me të cilat përballen aktivistët e mjedisit në zonat e varfra të konflikteve.

Lumi Atrato gjarpëron për 750 kilometra prej maleve të Andeve mes xhunglës së dendur për t’u derdhur në detin e Karaibeve.

Ndërsa degët e tij janë rrugët kryesore të transportit të komuniteteve të zonës prej mungesës së rrugëve, ashtu si dhe një burim gjuetie e ushqimi.

“Është si një arterie kryesore, pa të nuk mund të ekzistojmë” thotë për rrjetin AFP Claudia Rondan, 41-vjecare e grupit indigjen Embera, e kthyer në aktiviste për mbrojtjen e lumit nga abuzuesit.

Ajo është një nga 14 liderët e komuniteteve që veprojnë si roje të Atrato, për të siguruar zbatimin e vendimit mbrojtës të vitit 2016.

Ramon Cartagena, aktivist 59-vjeçar, pranë grykëderdhjes së lumit në El Carmen de Atrato, thotë se gjendja e tij është e rëndë.

“Në lumë thuajse nuk ka jetë prej helmeve. Prindërit tanë na lanë një lum të pastër të shkëlqyer, dhe ne kemi detyrim të bëjmë të njëjtën gjë, por nuk po ia dalim dot”, thotë ai me dëshpërim.

Kolumbia është një nga vendet më të prekura në botë prej helmimit me mërkur, thuhej në një raport të OKB në 2018, çka është zbuluar në peshqit e lumit ose në helmimet kronike të fshatarëve, thotë eksperti Jose Marrugo, Universitetit të Cordoba.

Aktivistët që tentojnë mbrojtjen e lumit për nevojat e jetesës, shpesh kërcënohen dhe dhjetra prej tyre janë vrarë gjatë viteve nga grupet e kërkimit të floririt, shpesh të mbështetura nga autoritetet.

FOTO GALERI
5/11
Ndërsa degët e tij janë rrugët kryesore të transportit të komuniteteve të zonës prej mungesës së rrugëve, ashtu si dhe një burim gjuetie e ushqimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA