Shifra shokuese në krizën e vdekjes së bebeve të sapolindura në Amerikë (fotot)

14/11/2024 21:58

Vdekjet e fëmijëve 0 deri në 1 vjeç në SHBA sollën shifra të rënda për të dytin vit radhazi, duke qëndruar shumë më lart se vendet e tjera perëndimore.

Një raport i ri i autoriteteve shëndetësore atje tregon se 5.61 fëmijë 0 deri në 1 vjeç kishin vdekur në çdo 1000 lindje në SHBA në 2023, në të njëjtin nivel të rëndë me vitin 2022, të cilin zyrtarët kishin shpresuar të përmirësonin.

Shifrat në SHBA llogariten 75 përqind më të larta se vende si Britania, Australia, teksa ekspertët fajësojnë krizën në kujdesin shëndetësor për nënat.

Shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve ishin defektet e lindjes, çrregullime të lidhura me para-lindjen, sëmundje të nënës dhe ajo që njihet si “sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës”.

Gjithsesi kishte ende ndryshime mes zonave te ndryshme pasi shtete si Mississippi, Arkansas, Louisiana, Ohio e Oklahoma regjistronin nga shtatë deri në nëntë vdekje foshnjash për çdo 1,000 lindje.

Foshnjat me ngjyrë regjistronin një faktor të shtuar rreziku për vdekjen në vitin e parë të jetës, që ekspertët i atribuonin kujdesin më të ulët shëndetësor për nënat me ngjyrë ose jetesës në zona më të varfra.

Dr Danielle Ely, bashkë-autore e raportit tha për rrjetin ABC News: “Ajo që po shikojmë ështe se diçka që besonim si një aksident i një viti, tani po bëhet dy-vjeçare”.

Në 2022, viruset sezonale besohet se kanë dobësuar sistemet imunitare të njerëzve që përballeshin me izolime dhe mjekime kundër Covid, por Dr Eric Eichenwald, nga Philadelphia tha se vazhdimi krizës është “trazues”.

Demografja Amanda Jean Stevenson, i vinte fajin sistemit të standardizuar të kujdesit shëndetësor kombëtar. “Komplikacinet mund të vijnë prej trajtimit standard ose mos plotësimit të kritereve të kujdesit të shtatzanisë në të gjitha shtetet”, tha ajo për CNN.

Statistika e rende ka mbetur e pandryshuar për vitet 2022-23, por në disa shtete si Nevada e Uashington, përqindja e vdekje të foshnjave ishte rritur me 31 përqind e 16 përqind, respektivisht.

Rrjeti ‘American Journal of Managed Care’, shkruante se për 2022 SHBA kishte numrin më të madh të vdekjeve të foshnjave mes vendeve të zhvilluara si  Franca, Gjermania, Japonia, Australia e Kanadaja.

Në Britani regjistrohen 3.9 vdekje për çdo 1000 lindje në vitin e parë të jetës, ndërsa Australia shënon 3.2 vdekje për çdo 1000 lindje.

Ekspertët thonin gjithashtu se ndryshimi mes SHBA dhe vendeve të tjera të zhvilluara mund te qëndronte ne kualifikime të tjera teknike.

Së pari në Evropë foshnjet e parakohshme që lindin pas 24 javësh konsiderohen si ‘dështim’, ndërsa në SHBA ato përgjithësisht konsiderohen si lindje e gjallë.

Dhe së dyti në SHBA foshnjat kanë më shumë gjasa të lindin para kohe dhe me peshë më të ulët.

Dr Chung tha se nevojitet përmirësimi i aksesit të nënave në zonat më të varfra te doktorët: “Duhen ndryshuar politikat për të ndihmuar familjet amerikane të dalin nga varfëria për të pasur akses më të shpejtë në sistemin shëndetësor, para se të jetë tepër vonë”, sipas rrjetit britanik Daily Mail.

FOTO GALERI
2/2
Shifrat në SHBA llogariten 75 përqind më të larta se vende si Britania, Australia, teksa ekspertët fajësojnë krizën në kujdesin shëndetësor për nënat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA