Ekskursionisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi (fotot)

14/11/2024 16:25

Një turist britanik që kishte humbur në lartësitë rreth 5000 në malet e Perusë ka treguar sesi një qen vendas iu shfaq nga mesi i mjegullës dhe e drejtoi atë në destinacionin që kërkonte.

Burri i njohur në vend tashmë si ‘El Güero Inglés’ “Biondi anglez” përshkruante në rrjetet sociale sesi po përshkonte shtegun e famshëm Santa Cruz pranë qytezës së Huaraz, kur u nda nga grupi i tij ditën e dytë të rrugëtimit.

Ai shpresonte të arrinte majën piktoreske Punta Unión 5000 metra mbi nivelin e detit, që është gjithmonë e mbuluar nga dëbora dhe mjegulla e dendur.

Por kur e gjeti veten vetëm dhe po humbiste shpresat, qeni miqësor iu shfaq duke tundur bishtin, në skena të ngjashme me serialin e vjetër ‘Lassie’.

“I besova njohurive të tij të malit”, thotë burri, teksa vriste mendjen se çfarë kërkonte qeni në atë lartësi, edhe pse i njihte mirë rrugët dhe rrjedhimisht e shoqëroi te një tabelë që tregonte drejtimin për në Punta Unión.

Prej atëherë qeni qëndroi pranë grupit të ekskusionisteve që vazhdonin udhëtimin.

Ata shtonin se kur arritën në kamp, një tjetër qen vendas po i priste dhe dyshja u bashkua më grupin duke ecur edhe për 13 km të tjera.

Një vendas i shpjegonte më vonë turistëve se qentë e zonës i shoqërojnë shpesh turistët drejt majave, sikur të ishin guida të stërvitura.

‘El Güero Inglés’ filmoi eksperiencat e tij dhe i postonte në llogarinë në Instagram.

Ai dëgjohet në video që pyet qenin: “Çfarë je duke bërë këtu lart? Si ke ardhur këtu?’

Më pas ai tregon për nga mali dhe thotë: “Po mundohemi të arrijmë aty lart.  Na shoqëro aty, por nëse humbasin e ke ti fajin, sepse ti drejton tani”, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Por kur e gjeti veten vetëm dhe po humbiste shpresat, qeni miqësor iu shfaq duke tundur bishtin, në skena të ngjashme me serialin e vjetër ‘Lassie’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA