Akuzueset e Al Fayed përfshijnë në abuzimet seksuale dhe vëllanë e tij Salah (fotot)

14/11/2024 18:29

Një nga vëllezërit e biznesmenit të ndjerë britanik Mohamed Al Fayed gjithashtu ka abuzuar me gratë që punonin në qendrën e tij luksoze tregtare Harrods në Londër, sipas akuzave të ngritura nga tre ish-punonjëse që kanë raportuar në rrjetin BBC se janë sulmuar dhe trafikuar seksualisht.

Përveç Muhamedit, sipas tyre edhe Salah Fayed ka abuzuar me to në Londër, në jug të Francës dhe në Monako mes viteve 1989 e 1997. Një nga gratë “beson” se është përdhunuar Salah pasi e kishin droguar.

Të treja thonë se janë sulmuar ose përdhunuar nga Mohamed Al Fayed, asokohe kreu i kompanisë.

Grupi i biznesit Harrods, i cili ka pronësi tjetër prej vitit 2010, tha në një deklaratë se pretendimet tregojnë masën e madhe të abuzimit të Al Fayed dhe tashmë ngrinin kauza të rënda dhe ndaj vëllait të tij.

Salah Fayed, i cili ka vdekur nga kanceri në 2010, është një nga tre vëllezërit e Fayed bashkëpronarë në qendrën luksoze tregtare në zonën Knightsbridge të blerë në 1985.

Mohamed i kishte shtuar mbiemrit të tij shtojcën arabe “Al” në vitet 1970.

Një nga te gratë Helen, e cila ka kërkuar të drejtën e anonimatit, thotë se ishte 23 vjeçe kur nisi punë në Harrods dhe pas rreth dy vjetësh Mohamed Al Fayed e kishte përdhunuar në një hotel në Dubai.

Më vonë ai i kishte ofruar punë si asistente e vëllait të tij, të cilën vajza e konsideroi si një rrugë shpëtimi, por thotë se edhe ai e kishte droguar dhe beson se e ka përdhunuar.

Helen tregon se po flet për herë të parë pas 35 vjetësh, prej një klauzole të kontratës së Harrods për mos-shpërndaje informacioni, që ishte detyruar të nënshkruante.

BBC shkruan se ka folur me dy gra të tjera që pretendojnë se janë abuzuar nga Mohamed e Salah.

“Ai perpiqej të më bënte të varur nga kokaina, që të bënte ç’të donte me mua”, raportohet se ka thënë njëra prej tyre për rrjetin BBC.

Shumë nga femrat kanë dëshmuar për BBC se janë abuzuar nga Mohamed Al Fayed, ishin pikasur prej tij në shëtitjet në qendrën tregtare Harrods.

Helen thotë se iu kërkua të nënshkruajë marrëveshjen e mospërhapjes së informacionit për kompaninë dy muaj pas udhëtimit ku pretendon se është abuzuar, për të cilin rrjeti BBC thotë se e ka parë. Ajo shton se kishte frikë nga hakmarrja e mundshme prandaj nuk ka folur prej tre dekadash, shkruan BBC.

FOTO GALERI
2/3
Femrave u beheshin oferta joshese pune ne Monako

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA