Punonjësit e arteve protestojnë në Berlin ndaj reduktimeve drastike të financave për sektorin nga qeveria (fotot)

13/11/2024 19:01

Punonjësit e institucioneve kulturore protestonin sot në Gjermani ndaj lajmeve të papritura të qeverisë që mund të shkatërrojnë institucionet artistike të famshme te kryeqytetit si teatrot, orkestrat e eventet kreative.

Qindra aktivistë mbanin kostume ironike gjeli deti, duke protestuar nën qiellin gri të Portës së Brandenburg në kryeqytet.

Ata paraljmëronin kundër reduktimeve “radikale” prej 10-përqind në mbështetje të arteve prej vitit që vjen në qytetin e Berlin, në një kohë kur këto ambjente përballen me rritjen e shpejtë të kostove të qirasë.

Komisioni i Klubeve të Berlinit që përfaqëson baret e famshme të muzikës e shfaqjeve të pavarura, tha se të gjithë tashmë mendojnë të mbyllen prej rritjes së qirave dhe uljes ë numrit të vizitorëve.

Grupi kërkonte “ndalim të menjëhershëm të planeve të shkurtimit të buxhetit kulturor” për të shpëtuar skenën e artit të kryeqytetit.

Në mbështetje të protestës kishin ardhur gjithashtu muzikantë klasikë dhe teatrit folklorik.

Në një letër të nënshkruar nga dirigjentët Daniel Barenboim, Simon Rattle e Joana Mallwitz mes të tjerëve, artistët bënin thirrje për të mos “i hequr qilimin nga poshtë sektorit kulturor të qytetit”.

Ata shtonin se një “investim minimal” në artin kishte dhënë avantazh maksimal për imazhin e qytetit.

“Është e pakuptueshme pasi reduktimi buxhetit përfaqëson vdekjen e kulturës në Berlin”, tha në demonstratë 56 vjecari Muriel Nestler, i Kolektivit të Kostumeve të Berlinit, për rrjetin AFP.

Nestler i veshur me kostumin e gjelit të detit, të cilin ai e përdor në skenën e teatrit, shtoi se “kjo sjell humbjen e infrastrukturës për skenën e pavarur kulturore”.

Ndërsa Patricia Roncoroni, tha se reduktimet bëjnë që edukimi i të vegjëlve për artin të zhduket në qytet.

“Kjo është e pakuptueshme dhe e papranueshme”, tha Roncoroni, e cila drejton shoqatën prindër-mësues për shkollat muzikore të Berlinit.

Ministri gjerman i kulturës Joe Chialo e përshkruante sektorin kulturor të Berlinit si “industri e rëndë ” por tha se reduktimet ishin të nevojshme për “balancimin e buxhetit”./AFP/

FOTO GALERI
3/5
"Është e pakuptueshme pasi reduktimi buxhetit përfaqëson vdekjen e kulturës në Berlin", tha në demonstratë 56 vjecari Muriel Nestler, i Kolektivit të Kostumeve të Berlinit, për rrjetin AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA