Ndërtesa fituese çmimi për arkitekturën, do të shembet më pak se 30 vjet pas ndërtimit në Angli (fotot)

13/11/2024 18:32

Një ndertesë universiteti që ka fituar çmim për arkitekturën është caktuar për t’u shembur më pak se 30 vjet pas ndërtimit, duke shkaktuar kritika të gjera.

Ndërtesa pjesë e Salford University në veri të Anglisë kishte fituar çmimin e artitektëve të Anglisë duke u shpallur ndërtesa më e mirë e re e Britanisë në 1996.

Tashmë universiteti konfirmon se ndërtesa do të shembet pasi sipas tyre ka qëndruar bosh prej vitesh.

“Megjithse Centenary Building ka qenë pjesë e universitetit prej dekadash, infrastruktura e saj e vjetëruar nuk plotëson standardet moderne”, tha universiteti në një deklaratë për rrjetin CNN.

Arkitekti Stephen Hodder tha në një deklaratë se njoftimi e kishte shtangur dhe mbushur me  habi.

“Kjo nuk më vjen nga nostalgjia, apo marrja e çmimit RIBA Stirling, apo dhe nga rëndësia e ndërtesës në profesionin tonë,” tha Hodder.

“Vetëm nuk mund të pranosh shkatërrimin e një ndërtese që ka vetëm 30 vjet qe është ndërtuar dhe shpenzimeve të punës për prishjen dhe rindërtimin,” tha.

“Infrastruktura e vjetëruar’ nuk është justifikim për prishjen pasi ajo mund të përmirësohet ose zëvendësohet,” shtonte Hodder. “Për një universitet që promovon standarde qëndrueshmërie, prishja sigurisht që dëmton kredibilitetin e këtyre politikave. Unë kërkoj që kjo të rimendohet”.

Në një deklaratë për CNN qendrat komunitare thonin se ishin të zhgënjyera që ndërtesa nuk ishte kthyer në një shkollëose ambjent tjetër të komunitetit, në vend të shembjes, shkruan CNN.

FOTO GALERI
2/3
“Infrastruktura e vjetëruar’ nuk është justifikim për prishjen pasi ajo mund të përmirësohet ose zëvendësohet,” shtonte Hodder

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA