Sikur ta dinte se në ç’rrugë do i shkonte drejtimi i jetës s’do kish dashur të ish lindur. Ajo vërtet nuk dinte asgjë si ishte gjendur aty.

E kishte hedhur familja apo ish gjendur padashur. Në atë vend ku ndodhej ajo nuk kishte asnjë gjë të hareshme. Përveç dy zogjve të bukur që cicërinin si melodi këngë. Si melodi për shpresat e saj. Në atë vend të largët, në atë vend ku s’kish asgjë. Ajo dukej si vet pengu i natyrës.

Ky është ditari i Martës, kështu vendosëm ta quajmë ne për ti ruajtur privatësinë. Një grua e divorcuar që provoi për më shumë se një dekadë dhunën fizike, psikologjike, tradhtinë dhe nëpërkëmbjen nga ai që i kishte premtuar dashuri të përjetshme.

‘Kupa u mbush kur më nëpërkëmbi edhe nderin. Ka pasur raste që edhe ka tentuar të më vrasë. Kur e do një njeri mendon se është dita e fundit dhe do të ndryshojë, pastaj të kapin muaj, vite.

Gjërat shtohen nuk pakësohen. nuk jam penduar që e kam dashur nuk jam penduar që e kam lënë’ u shpreh Marta, grua e dhunuar Pa mbështetjen e familjes, pa askënd që ta dëgjojë, ky ditar u jep zë përjetimeve të saj për të përballuar dhimbjen, pa pranuar të përkulet.

‘Nuk e kuptojnë se nuk bëhet sic thonë ata por si është më e mira për fëmijët. Nëse ti ke humbur fëmijën tënd dhe jetën e fëmijës tënd, të paktën mos dëmto të ardhmen e filizave të rinj’ u shpreh Marta, grua e dhunuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA