Mbetjet e rrezikshme të Kurum/ Nga administratori tek zyrtarë të doganës dhe agjencisë së mjedisit, kush janë 33 personat nën masa sigurie
Një jetë kushtuar bashkëshortit dhe tre fëmijëve, ajo ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike “qysh se e mban mend veten të martuar”.
‘Thoshte nuk më ka bërë asgjë të keqe veç e kam inat’ u shpreh gruaja e dhunuar.
Historia e dhunës zgjati për shumë vite, deri sa një ditë të nxehtë vere, ndërsa dëgjonin grushtet mbi trupin e saj të brishtë, fqinjët telefonuan policinë. Bashkëshorti i saj ndodhet pas hekurave, ndërsa ajo u strehua në një qendër për gratë e dhunuara. Falënderuese për mbështetjen e dhënë deri më tani ajo ndihet e pashpresë për të ardhmen, pasi nuk ka vend as në shtëpinë e burrit e as në atë të prindërve.
‘Nuk kam ku të kthehem, e kam bërë provë që të mos shkoj në atë shtëpi ku jam por më kanë thënë nuk je e mirëpritur’ u shpreh gruaja e dhunuar.
Ajo që i dhemb më së shumti është zhgënjimi nga fëmijët, që i kanë përjetuar vetë skenat e dhunës, por nuk e kanë mbështetur në këtë vendim të sajin. Këtu, mentaliteti ka punuar kundër gruas.
‘Nuk komunikoj me fëmijët, aspak nuk më kanë kuptuar. E zhgënjyer totalisht, prisja shumë, jo pak sepse kam dhënë kontribut sa kam pas mundësi’ u shpreh gruaja e dhunuar.
‘Jam rikthyer në atë shtëpi që të mos ndihen keq fëmija, familja. Me mendjen time pa pyet asnjë dhe u largova. fëmijët nuk ishin dakord, ata shihnin dhunën por nuk ishin dakord së nëna në familje ka rolin e madh, por edhe mentaliteti kishte shumë ka pas dhe vazhdon të ketë mentalitet’ u shpreh gruaja e dhunuar. Në pamundësi për të gjetur një strehë për të futur kokën, Mira është rikthyer disa herë në shtëpinë e dhunës, me shpresën se do të ndryshonte diçka.
‘Duhet të isha divorcuar më herët, pishman nuk jam bërë fare sepse nuk durohet as dhuna psikike, as dhuna fizike, durohet sa je e re se mendon se do të kalojë. Isha shumë e vetëdijshme edhe nëse do ngelja rrugëve nuk kthehesha mbrapsht, sepse isha kthyer disa herë dhe se kisha gjet mbështetjen e atij personi’ u shpreh gruaja e dhunuar.
Top Channel