Begaj ‘mollë sherri’ në Komisonin e Ligjeve/ Bardhi: Mos e keqpërdorni si leckë, përsheshin me gjel…! Qefalia: Ai s’erdhi si ju ditën e parë

13/11/2024 12:53

Presidenti Bajram Begaj ‘mollë sherri’ në Komisonin e Ligjeve.

Bardhi: Ai bën batuta në takim zyrtar.

Ironitë t’i lëmë mënjanë?

Bardhi: Rolin e kreut të shtetit se ka kryer as edhe një ditë të vetme. Shkon në vizita zyrtare rreth më rreth, ishte para disa ditësh në Skrapar dhe kishte drejtuesin politik të qarkut të Beratit dhe ti më thua mos bëj ironi me presidentin, është bërë batutë me çdo qytetar me njëanshmërinë e tij. Si opozitë e kemi respektuar që nga dita e parë që është ulur, po zyrë propagande e Edi Ramës.

Qefalia: Vërejtje në mënyrën se si po qaset. Të vish këtu dhe të takosh një personalitet që vjen nga fusha ushtarake. Nuk të ndërpreva zoti Bardhi, të kërkosh llogari pse nuk shoqërohet në takime me përfaqësues të PD, ai është president dhe kushdo është i obliguar për ta shoqëruar. Unë e kuptoj arsyeja që ju keni vazhdimit për t’u marrë me drejtuesit e institucioneve. Ai ka ardhur jo si ju në ditën e parë, por duke kaluar të gjitha etapat.

Bardhi: Mos e keqpërdorni si leckë. Lejojeni të kryejë funksionin e tij kushtetues. S’dua ta bëj monument kulture bashkë me kolltukun e tij, edhe po të na thërrasë nuk i shkojmë ne. Jo se kemi nevojë për të shku për të ngrënë përshesh me gjel, por sjellje institucionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA