Banjat historike të Stambollit mbajnë gjallë traditën turke të hamameve (fotot)

13/11/2024 19:42

Prej shekujsh hamamet ishin një element qendror i shoqerisë otomane turke, edhe pse më pas humbën disi rëndësinë prej avancimit të ujit të rrjedhshëm dhe teknologjive të reja.

Por tashmë shumë prej tyre po restaurohen për të mbajtur të gjallë traditën e lashtë të banjave publike qe dikur ishin pjese integrale e kultures.

“Qëllimi ynë është që të rinjtë të mësojnë nga ne dhe që hahamet të mos vdesin,” thotë Zafer Akgul, i cili kujdeset për Kucukcekmece Hammam në Stamboll.

Banjat janë ambjentet kryesore në filmat e vjetër turkë, dikur hapësira të lira shoqërore ku gratë ose burrat diskutonin e njiheshin me njëri-tjetrin.

Vitin që shkoi hamami 500-vjeçari Stambollit, Zeyrek Cinili – i ndërtuar gjatë epokës së Sulejmanit të Madhërishëm, u rihap pas 13 vitesh restaurimi.

“Restaurimi e ka kthyer këtë gjithashtu në një ambjent arkeologjik, që jep idenë e pamjes së tij të dikurshme”, thotë për rrjetin AFP menaxheri i muzeumit Beril Gur Tanyeli.

“Rreth 3,000 copëza pllakash që mungonin ndihmuan të zgjidhej misteri përse banjat ishin quajtur Cinili”, që në turqisht do të thotë “i veshur me pllaka”.

Pllakat tradicionale Iznik që vishnin imjantin u riprodhuan enkas për hamamin, i cili ka ambjentet më luksoze të një banje publike në Turqi, thonë zyrtarët.

Banjat e lashta kanë pësuar dëme nga zjarre ose tërmete, ndërsa pllakat e tyre u shiteshin tregtarëve evropianë në shkulin e 19-të, thonë zyrtarët.

Restaurimi ka zbuluar gjithashtu depozitat e epokës bizantine poshtë hamameve.

“Hamami besohet se është ndërtuar nga arkitekti Sinan mbi çisternat e nëndheshme që përdoreshin si themel dhe si burim i ujit”, shton Tanyeli.

Në Romën e lashtë kultura e banjave ishte shumë e rëndësishme si vendi ku tregtarët laheshin para se hynin në qytet, prandaj banjat vendoseshin gjithmonë në hyrje të qyteteve”, thotë arkeologu Gurol Tali për rrjetin AFP.

Ndërsa gjatë perandorisë otomane rituali i banjave përfaqësonte pastërtinë e trupit e të shpirtit.

“Banjat nuk ishin vetëm për t’u pastruar por dhe vende shoqërore, relaksimi e shërimi, prandaj banjat e Stambollit kanë qëllime më të mëdha. Kështu që restaurimi dhe vënia e tyre në përdorim është mënyra më efektive për transferimin e trashëgimisë kulturore për gjeneratat e ardhshme”, shtoi ai.

Një tjetër hamam i të njëjtën epokë të Baiazid II, pas disa vitesh restaurimi u hap si muzeum në 2015, shkruan AFP.

FOTO GALERI
2/8
Vitin që shkoi hamami 500-vjeçari Stambollit, Zeyrek Cinili – i ndërtuar gjatë epokës së Sulejmanit të Madhërishëm, u rihap pas 13 vitesh restaurimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA