Sherr mes dy adoleshentëve në afërsi të gjimnazit në Korçë, njëri prej tyre përfundon në spital
12/11/2024 13:48
Një konflikt mes dy adoleshentëve ka ndodhur sot në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 10 të qytetit të Korçës.
Mësohet se njëri prej tyre ka marrë dëmtime nga goditjet me grushta dhe ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore pasi ka pësuar çarje në fytyrë. Konflikti ka nisur fillimisht verbal e më pas është agravuar deri në dhunë fizike mes tyre.
Shkaqet lidhen me motive banale të adoleshentëve, ndërsa policia ka shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, ndërsa tjetri ndodhet ende në spital në kujdesin e uniformave të bardha.
Policia po merr deklarimet e adoleshentëve të përfshirë në konflikt.
Top Channel