Pensionisti qëllon me armën e Luftës II Botërore kur e bija donte ta vendoste në azil (fotot)

12/11/2024 16:48

Një 95-vjeçar në Gjermani është arrestuar dje nga policia pasi qëlloi ndaj të bijës me një pistoletë të Luftës së Dytë Botërore gjatë një debati ku ajo insistonte që ai të vendosej në azilin e pleqve.

Wilhelm S, akuzohet se qëlloi të bijën disa herë me armë në shtëpinë e tyre në Bork, në perëndim të Gjermanisë. Bija 63 vjeçare i mbijetoi incindetit ndërsa i ati është akuzuar për tentativë vrasjeje.

Wilhelm kishte pësuar një rrëzim në verë dhe kjo e kishte lënë me paaftësi për të lëvizur, shkruan rrjeti vendas Bild prandaj e bija sugjeronte që ai të vendosej në një shtëpi kujdesi.

Zëdhënesja e gjykatës rajonale Nesrin Oecal, tha: “Kjo çështje kishte sjellë debate të vazhdueshme mes të dyve të cilat kulminuan në ditën e incidentit (5 shtator), kur burri e qëlloi me pistoletën e tij Walther P38, të cilën e zotëronte me lejen përkatëse prej 80 vitesh.”

I moshuari nuk kishte shikim të mirë dhe besohet se e kishte qëlluar të bijën teksa ajo po largohej kur e pa qe nxorri armën.

Gruaja kishte marrë një plagë në këmbë dhe një tjetër i kishte gërvishtur krahun, sipas raportimeve.

“Qëllova vetëm me veshë, e kisha mësuar në luftë,” tha burri në polici, duke nënkuptuar drejtimin e hamendjes pa ditur saktë ku është objektivi.

I moshuari kreu kontrollet psikiatrike dhe u lejua të kthehej në shtëpi. Një fqinj dëshmonte: “Ai nuk ka lënduar ndonjëherë njeri, sillet shumë mirë. E bija nuk vjen më, e shoqërojmë ne me makinë nganjëherë për të berë pazarin”.

Gjykata e Dortmund nuk ka dhënë ende verdiktin final për çështjen, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/3
Wilhelm S, akuzohet se qëlloi të bijën disa herë me armë në shtëpinë e tyre në Bork, në perëndim të Gjermanisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA