‘Nafta e gazi janë dhuratë nga Zoti’, i thotë presidenti azer Britanisë, në samitin polemizues të klimës (fotot)

12/11/2024 15:33

Mediat britanike thonin sot se samiti i klimës COP26 u kthye në një ‘farsë’ prej zotimeve të Londrës për të reduktuar 80% përqind emetimet, ndërsa presidenti vendit pritës u tha se “nafta e gazi janë një dhuratë nga Zoti”.

Presidenti azer Ilham Aliyev insistoi në fjalën e hapjes se vendet nuk duhet të “kenë turp” të shesin ‘karburante fosile’, siç njihen së fundmi në media nafta e gazi.

Komentet vijnë teksa kryeministri i ri britanik Keir Starmer kërkonte të përdorte samitin për të prezantuar nxitjen e tij për të reduktuar masivisht emetimet e karbonit, duke u zotuar për “81 përqind reduktime deri në vitin 2035 në Britani”, krahasuar me nivelin e 1990.

Ai përdori konferencën në Baku për të thenë se nuk do të kishte nevojë “t’i tregonte britanikëve si duhet të jetojnë” për të arritur objektivat e tij ambicioze, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

Por Aliyev dënoi shpejt ‘standardet e dyfishta dhe hipokrizinë e Perëndimit’ për t’i treguar vendeve të tjera çfarë duhet të bëjnë e si të jetojnë.

Duke argumentuar se burimet natyrore janë një “dhuratë nga Zoti” ai shtonte: “Vendet nuk duhet të ndjehen në faj për zotërimin e burimeve dhe sjelljen e tyre në treg, sepse tregu ka nevojë për to”.

Kryeministri britanik ishte nga liderët e paktë të vende të pasura që merrte pjesë në samitin e përvitshëm, ku kishte edhe një përfaqësues të qeverisë talibane.

Në samit mungonin zyrtarë të lartë nga BE dhe Kina teksa eventi nuk pritet të sjellë iniciativa konkrete, shkruan Daily Mail.

E vetmja lidere nga vendet e G7 që merrte pjesë ishte Giorgia Meloni e Italisë.

Pjesmarrësi surprizues ishte ai i qeverisë talibane të Afganistanit, i cili foli në samit në favor të politikave perëndimore.

Vendet diskutuan gjithashtu për impaktin e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, që ka shprehur hapur mosbesimin dhe refuzimin e politikave të klimës të nxitura deri tani nga administrata Biden.

I pyetur nëse ishte i zhgënjyer që liderët e tjerë nuk kishin marrë pjesë në samitin Cop29, kreu britanik Sir Keir tha se Britania “është këtu për të treguar lidership”.

Zgjedhja e Azerbaixhait për të mbajtur bisedimet është vënë nën kritika prej politikave të përndjekjes së opozicionit e disidenteve nga administrata e Aliev, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA