Mbesa 17 vjeçare e Donald Trump vijon të shumëfishojë ndjekësit në rrjetet sociale duke u kthyer ne një nga sensacionet më të fundit të dinastisë së re në Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt bija e birit te Trump është vetëm një vajzë në shkollë të mesme që del me shoqet e saj dhe shpërndan në rrjet evente të përditshme apo pasionin për golfin, për rreth 600,000 ndjekësit në Instagram – dhe të tjerë në kanalin e saj në YouTube.
Ajo gjithashtu po mësohet të marrë pjesë në evente madhore politike ku ka mbajtur fjalime, e madje ka kaluar kohë me aleatin e ri të Trump, Elon Musk, për të cilin ka thënë së fundmi se ‘ka arritur statusin e xhaxhait’.
Kai Trump ka grumbulluar gjithnjë e më shumë ndjekës që kur doli në skenën e mitingut të 17 korrikut pas atentatit ndaj Trump.
E reja u rikthye në skenë javës që shkoi në fjalimin e fitores së Trump ku ishte me të atin, Donald Trump Jr, dhe anëtarë të tjerë të familjes për celebrimin.
“Askush nuk do të punojë më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua shumë”, shkruante ajo pas fitores së zgjedhjeve nga Trump në Pennsylvania e Wisconsin.
Në një prej videove të saj Kai drejton një mjet fuoristradë Tesla Cybertruck në një fushë golfi, para se të stërvisë gjuajtjen.
Videot e saj që japin një ide të jetës private të familjes Trumps janë shikuar miliona herë, madje përdoruesit përgëzojnë Kai për sjelljen e saj, ashtu si deh të atin Don. Jr dhe ish-gruan e tij për rritjen e të bijës.
Në golf, Kai ka fituar kampionatin e rejave në klubin e gjyshit Trump International Golf Club.
E reja ka bërë goditje më shumë se 200 metra të gjata dhe tashmë pret të luajë në nivel shkollash të mesme, në ndjekje të objektivit për t’u bërë golfiste profesioniste, shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Channel