Në vendin tonë numërohen rreth 30 mijë bare, restorante dhe hotele.
Aktualisht, tani që flasim ato kanë nevojë për 50 mijë punonjës që nga sanitare, tek kamerierë, menaxherë, shefa kuzhine etj.
Në këtë kuadër Ministria e Arsimit ka ndërmarrë fushatën “Zgjidh Zanatin”, për tërheqjen e të rinjve drejt profesioneve.
Enri Jahaj, Kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve thotë: “Të rinjtë sot duhen orientuar. Ne kemi prodhuar pafund avokatë, ekonomistë, problem është që nuk kemi prodhuar në asnjë moment shefa kuzhine, kamerierë, somelierë. Të paktën janë 50 mijë që kërkohen tani, dhe kur vjen sezoni kërkohen gjithnjë e më shumë. Çështja është që këto numra nuk po ulen asnjë moment, domethënë janë gjithmonë në kërkim. Nisma më duket e mirë, por më duket e vonuar.
Ne kemi 3 vjet që i lutemi qeverisë të na dëgjojë, po I lutemi shkollave profesionelae të na trajtojnë si partnerë, ndaj çdo ditë e më shumë që ne vonohemi në nisma të tilla, në thirrjen e të rinjve për të punuar në profesione të tilla, ne vonohemi dhe ata largohen, ikin jashtë.
Po të shohim sot në Vlorë, Durrës, Shëngjin, etj, do të shikojmë që edhe kamerierët janë të huaj. Nuk është se krenohemi me këtë nismë, por biznesi nuk mund të presë dhe sidomos biznesi ynë ku çdo sekondë është e vlefshme.
Në vendet e zhvilluara funksionon kështu. Një nxënës sot që del nga një shkollë profesionale në Austri, iu ofrua një kontratë jete, që do të thotë ai për masterin paguhej nga biznesi dhe kur përfundon masterin e di sa e ka rrogën, dhe sa do të merrte pas 5 vjetësh. Ai është i qartë me të gjithë ecurinë dhe etapat e jetës së tij”.
Top Channel