Çështja e emigrantëve të nisur e kthyer mbrapsht mes Italisë dhe Shqipërisë, ka tërhequr vëmendjen e njeriut më të pasur të botës, njëherazi financues kryesor i fushatës së Donald Trumpit për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Elon Musk përdori platformën e tij X për të ndërhyrë me një mesazh të qartë ne përplasjen mes qeverisë Meloni dhe gjykatave në Itali, te cilat po frenojnë zbatimin e marrëveshjes së saj për të akomoduar në Shqipëri emigrante të paligjshëm, në pritje të përpunimit të kërkesave të tyre për azil.
“Këta gjykatës duhet të largohen”, ka shkruar themeluesi i Paypal dhe Tesla-s, në një reagim ndaj vendimit më të fundit, që detyroi kthimin e 7 emigrantëve nga Egjipti e Bangladeshi, të cilët kishin mbërritur pak ditë më parë në qendrën e pritjes në Gjadër.
Kreu i Lega-s, Matteo Salvini, i cili është mbrojtur në të shkuarën nga Musk për cështjen e Open Arms, i bëri menjëherë jehonë komenteve të sipërmarrësit të famshëm, duke deklaruar se “edhe ky vendim tjetër i gjyqtarëve që pengon largimin e emigrantëve të paligjshëm nga territori italian nuk është një shuplakë për qeverinë, por një zgjedhje që rrezikon sigurinë dhe portofolin e italianëve”.
Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det. Duke e referuar rastin tek Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian vendimi e pengon sërish përpjekjen e qeverisë së djathtë italiane për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.
Top Channel