Abuzoi për katër vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçari, dyshohet se…
12/11/2024 10:18
43-vjeçari Edison Sheme nga fshati Sheqeras është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Korçës, pas dyshimeve se mund të jetë larguar drejt Greqisë.
Kërkimet e policisë lokale në banesa apo vende ku mund të fshihej apo strehohej autori i abuzimit me të miturën, nuk dhanë rezultat, duke ngritur dyshime se 43-vjeçari kishte kaluar ilegalisht kufirin, duke hyrë në Greqi.
Pas informacioneve të policisë lokale, Prokuroria e Korçës nxori urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar.
Top Channel