Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij
Karabinierët dhe prokurorët në Pisa thanë se 38 njerëz po hetohen për rreth 2,100 vepra të falsifikuara arti që u sekuestruan.
Autoritetet thanë se rrjeti përfshinte falsifikatorë në disa vende evropiane që rikrijonin punimet e disa nga emrat më të mëdhenj të artit modern e kontemporan si Banksy, Pablo Picasso apo Andy Warhol.
38 njerëz u vendosën nën hetim në Itali, Spanjë, Francë e Belgjikë të dyshuar për bashkëpunonin në tregtimin e shitjen e veprave të falsifikuara të artit.
Prokurorja e Pisa, Teresa Angela Camelio, tha se hetimet ishin ndihmuar nga ekspertët e arkivit Banksy pasi mes veprave të sekuestruara “kishte shumë punime të artistit britanik të rrugës“.
Në faqen e internetit të Banksy thuhet se falsifikimet janë të shumta prandaj ata që duan të blejnë punimet duhet të kenë kujdes nga “falsifikimet e luksit”.
Me artistëve të tjerë të falsifikuar ishin klasikët e shekullit të 19-të e 20-të si Claude Monet, Vincent Van Gogh, Salvador Dali, Henry Moore, Marc Chagall, Francis Bacon, Paul Klee e Piet Mondrian.
Hetuesit sekuestruan më shumë se 2,100 punime të rreme me një vlerë të mundshme tregu prej më shumë se 100 milionë dollarë, që mbaheshin në gjashtë punishte, dy prej të cilave në Toskana, një në Venecia dhe në qytete të tjera të Evropës.
Ata shtonin se hetimet kishin nisur në 2023 kur u sekuestruan rreth 200 punime të rreme në koleksionin e një biznesmeni në Pisa, mes të cilave dhe një kopje e piktorit italian Amedeo Modigliani.
Kjo solli zbulimin e disa pikturave të rreme të shita në ankande Italy, të cilat çuan hetuesit drejt grupit që specializohej në falsifikimet e veprave të Banksy e Warhol.
Për të shtuar kredencialet e tyre, grupi kishte organizuar dy ekzibicione të Banksy dhe kishin publikuar një katalog në vendndodhje të njohura si Mestre pranë Venice dhe Cortona në Toskana, thanë hetuesit sipas rrjetit The Guardian.
Top Channel