
Dhjetra mijëra vetë morën pjesë sot një marshim në kryeqytetin polak Varshavë, të organizuar nga grupet nacionaliste, të cilat më parë kanë shkaktuar dhe trazira.
Më shumë se 100 000 njerëz ishin në marshimin e krenarisë nacionaliste në përvjetorin e 106 të pavarësisë në fund të Luftës së Parë Botërore, pas më shumë se një shekull sundim të vendit nga fqinjët e fuqishëm si Rusia, Gjermania apo Austro-Hungaria.
Policia tha se kishte ndaluar disa persona për sende të ndaluara në protestë si thika apo mjete piroteknike, edhe pse gjatë gjithë marshimit dominonin fishekzjarrët e kuq të celebrimeve.
Në marshim kishin shumë familjarë në një shfaqje të gjerë patriotizmi, edhe pse më herët demonstrime të tilla janë kritikuar për slogane raciste ose supremaciste.
Shumica e demonstruesve mbanin grushtin e ngritur lart në simbol të ‘Rezistencës Katolike’, në kundërshtim të nxitjes se të drejtave të homoseksualëve.
“Ne duhet të kthehemi te origjina jonë, sepse nuk duam të heqim dorë nga Zoti dhe Kristianizmi, ndryshe do të vdesim siç po vdesin vendet e Evropës perëndimore,” u tha pjesmarrësve Robert Bakiewicz, një prej organizatorëve.
Të tjerë marshues në Varshavë brohorisnin “Jo Bashkimit Evropian” gjatë avancimit nëpër rrugë.
Në marshimin e përvjetorit vitin e kaluar, kishte prezentë shumë anëtarë qeveritarë që ecnin përpara turmës për të distancuar veten nga nacionalistët. Tashmë qeveria e re e teknokratit Donald Tusk është distancuar nga konservatorët e Ligj e Drejtësi (PiS).
Këta të fundit nuk u paraqitën në marshimin e sotëm por mbajtën evente të veçanta në përkujtim të përvjetorit, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel