26/12 11:05
Dy tërmete të fuqishme goditën brigjet jugore të Kubës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Sipas autoriteteve lokale nuk kishte viktima se deri më tani nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 gradë, ndodhi rreth një orë pas tërmetit të parë prej 5.9 gradësh, i cili u ndje në provincat e vendit.
Epiqendra e lëkundjes së dytë u gjet në një thellësi prej 23.5 kilometrash nën oqean dhe në një distancë prej rreth 40 kilometrash nga bregu i Bartolome Maso, në provincën e Granma.
Top Channel