Vendimi dhe impaktet/ BE-i zbut planet për ndalesën e shitjes së makinave me benzinë e naftë 17/12 07:45
Reagimi ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve amerikane vijon pasditen e sotme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se ai dhe presidenti sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump “shikojnë sy për sy” mbi “kërcënimin iranian” dhe “rrezikun që paraqet ai”.
Në një deklaratë, Netanyahu zbuloi se ka folur tre herë “në ditët e fundit” me republikanin Trump. Kryeministri izraelite i quajti këto biseda “të rëndësishme” që ishin krijuar për të ndërtuar mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.
Deklarata e tij prek edhe sulmet e fundit ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam.
Kryeministri thotë se “do të bëjmë atë që duhet bërë për të mbrojtur veten dhe qytetarët tanë”.
Top Channel