Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës ruale Çerenec-Strikçam ku një makinë tip Mitsubish ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Strikçanit duke përfunduar më lumë.
Korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj bën me dije se për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Makina është pikasur nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë. Dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës duke ju dhënë ndihma e parë.
Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës njëri nga të plagosurit është dërguar me drejt spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë policia ka nis hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.
Top Channel