Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan.
Zjarri është shfaqur gjatë natës dhe vijon ende.
Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.
Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së flakëve, por dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.
20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses së Elbasanit po përpiqen të izolojnë vatrën. Në ndihmë janë nisur edhe zjarrfikëse të bashkisë Cërrik.
Top Channel