25/12 18:55
Donald Trump dhe Joe Biden do të takohen javën e ardhshme, tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.
Presidenti në detyrë dhe presidenti i zgjedhur do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën.
Burime pranë ekipit të Presidentit të zgjedhur zbulojnë se po zhvillohen diskutime për të përcaktuar kohën optimale për vizitën e Trump në Uashington DC për takimin e shumëpritur me Biden. Rrethi i brendshëm i Trump thuhet se po shtyn që takimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë ideale brenda javës së ardhshme.
Top Channel