Si përfiton Elon Musk nga presidenca e Trump? Miliarderi do jetë pjesë e administratës dhe…

09/11/2024 15:48

Nga kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë duket se mund të përfitojë edhe njëri prej mbështetësve më të hapur të tij: Miliarderi Elon Musk e kaloi natën e zgjedhjeve me Trumpin në rezidencën e këtij të fundit në resortën Mar-a-Lago të Floridës.

“Populli amerikan i dha Donald Trumpit një mandat të qartë kristal për ndryshimin”, shkroi njeriu më i pasur i botës në platformën e mediave sociale X, të cilën e zotëron vete. Trumpi nga ana e tij tregoi se dashamirësia mes tyre është reciproke kur veçoi Musk në fjalimin e tij të fitores, dhe kaloi disa minuta duke lavdëruar firmën e tij të raketave, Space X.

Shoqërimi i Musk me presidentin e zgjedhur të SHBA-së nxiti po ashtu rritjen e çmimit të aksioneve të kompanisë së tij të automjeteve, Tesla, e bashkë me to, edhe shtimin sërish të pasurisë neto, e cila tani vlerësohet në 290 miliardë dollarë. Manjati i teknologjisë dhuroi më shumë se 119 milionë dollarë për ta ndihmuar republikanin të fitonte presidencën dhe e mbështeti fuqishëm atë përmes platformës X. Trumpi është shprehur se në një mandat të dytë presidencial, ai do të ftojë manjatin e teknologjisë në administratën e tij.

Biznesmeni mund të përfitojë gjithashtu nga presidenca e Trump përmes SpaceX, e cila dominon që tani biznesin e dërgimit të satelitëve qeveritarë në hapësirë. Me një aleat të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, Musk mund të kërkojë të përfitojë akoma edhe më shumë nga këto lloj lidhjesh me qeverinë. Tesla gjithashtu mund të korrë përfitime nga një administratë e cila sipas Trump do ta ngarkojë kompaninë me “barrën më të ulët rregullore të mundshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA