Përvetësoi 42 mijë euro falë mashtrimit, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër, mbante pa lejë një armë
09/11/2024 13:27
Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ka përvetësuar falë mashtrimit 42 mijë euro nga një shtetase.
A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër u vu në pranga për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
I riu dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel