Përfitimet në muaj arrijnë milionat, shitja e kërpudhave në Fushë Arrëz “shpresa” e banorëve

09/11/2024 20:41

Banorët e Fushë Arrëzit e konsiderojnë shitjen e kërpudhave si burim të rëndësishëm të ardhurash.

Një nga banoret, me të cilën ndau ditën e punës Rudina Muça, tregoi për “Bagëti e Bujqësi” se dita e punës gjatë sezonit nuk bie nën 40 mijë lek.

Në përllogaritje të përafërta, minimalisht në një muaj të ardhurat janë deri në 3 milionë lek të vjetra.

Banorja na tregoi gjithashtu se si të dallojmë një kërpudhë helmuese, nga ajo jo helmuese.

“Kemi tre lloje kërpudhash. Sivjet ka qenë këtu në mal çmimi shumë i ulët. E kemi shitur me 3 minë lek. Vjet e kemi shitur me 6 mijë lek. Ka pasur shumë shi këtë vit. Në ditë mbledhim deri në 20 ose 30. Kam mësuar t’i dalloj nga ata që na kanë treguar të tjerët. Këtu ka shumë helmuese. Për një muaj e gjysëm ne jemi në sezon. Këtu varet fitime, por për një muaj e gjysëm nuk biem nën 40 euro në ditë. Në muaj shifrat kapin deri në tre milionë lekë”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA