Rritja e jetëgjatësisë së popullatës është shoqëruar me shtim të sëmundjeve tek një individ në moshë por në Shqipëri nuk ka mjekë për moshën geriartrike.
Aktualisht një pacient i moshuar ndiqet nga mjeku i familjes por me rritjen e moshës shtohen diagnoza të cilat shpesh komplikojnë njëra-tjetrën.
“Mund të ketë hipertension, diabet, veshka, dhe vijnë në urgjencë. Urgjenca thërret mjekun internist”, tha shefja e shërbimit të mjekësisë inerte në QSUT, Margarita Gjata.
Ashtu sikundër ka shërbime dhe mjekë posaçërisht për të vegjlit, nevojiten që të përgatiten mjekë edhe për moshën geriartrike.
Në konferencën e tretë të mjekësisë interne, mjekë kardiologë, neurologë, endokrinologë, nefrologë kanë diskutuar mbi sëmundshmërinë, dhe sfidat për trajtimin e moshës geriartrike.
Top Channel