22/11 17:31
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3,136 njerëz dhe plagosur 13,979 në Liban, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ministria libaneze e shëndetësisë tha në një deklaratë se 19 viktima u raportuan të premten. Të shtunën në mbrëmje disa zona në Liban janë sulmuar nga Izraeli.
Jerusalem Post ka raportuar se IDF po sulmon zonat si Tiri, Baalbeku dhe Libanin jugor pasi sirenat e alarmit të raketave u dëgjuan në të gjithë veriun e Izraelit më herët gjatë ditës.
Top Channel