Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi militant nuk kishte marrë asnjë informacion nga Katari se duhet të largohej nga vendi, ku zyra e tij politike ka qenë e bazuar prej vitesh.
Kjo vjen pasi Katari thuhet se po tërhiqej nga roli i tij ndërmjetësues në bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit për t’i dhënë fund konfliktit. Ata gjithashtu thanë se zyra “nuk po i shërbente më” qëllimit të saj.
“Ne nuk kemi asgjë për të konfirmuar apo mohuar në lidhje me atë që është publikuar nga një burim i paidentifikuar diplomatik dhe nuk kemi marrë asnjë kërkesë për t’u larguar nga Katari”, tha zyrtari nga Doha, pasi një burim diplomatik tha për AFP.
Katari, me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, është përfshirë në muaj të tërë negociatash të pafrytshme për një armëpushim me lirimin e pengjeve dhe të burgosurve.
Burimi i informuar tha se Katari tashmë kishte “njoftuar të dyja palët, Izraelin dhe Hamasin, si dhe administratën amerikane” për vendimin e tij.
“Katari i përcolli administratës amerikane se do të ishin të gatshëm të riangazhoheshin në ndërmjetësim kur të dyja palët të shfaqin një vullnet të sinqertë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve”, shtoi burimi.
Top Channel