“Kam 51 vite që merrem më këtë punë”/ Gratë punëtore në Reç të Shkodrës: Ka shumë lodhje, shitet pak kilogrami

09/11/2024 19:50

Vera zbuloi në “Bagëti e Bujqësi” se si prej më shumë se 51 vitesh merret me mbledhjen e gështenjave.

Gjatë bashkëbisedimit me Rudina Muçën ajo tha se është fati i keq që shiten me çmim shumë të ulët.

Për një muaj të gjithë familjarët angazhohen në tokat e tyre për të mbledhur gështenjat, e më pas t’i shesin.

Unë jam martuar këtu dhe që atëhere mbledh gështenja. Është pak e vështirë, ka lodhje. Të shkakton dhimbje trupi. Ne i kemi të ndarë. Ne si familje kemi 6 hektarë tokë. Pak para fitojmë, kilja shitet nga ne me 150 lekë. Ne vijmë me 1 tetor këtu dhe rrimë deri në 2-3 nëntor. Unë rri në Shkodër dhe vij këtu vetëm për të mbledhur gështenjat”, tha Vera.

Një nga banoret e fshatit Reç të Shkodrës, zbuloi ndër të tjera për sakrificat në familje.

Ajo tha se i ka ushqyer fëmijët me gështenja kur nuk kanë pasur mundësi për të marrë bukë.

“Thonë që është fruti i bukës, se më parë i përdornin në vend të bukës. Unë i kam rritur fëmijët e ki me gështenja, ia piqja dhe i vendosja në çantën e shkollës, ku nuk kishte bukë. Është punë e vështirë t’i mbledhësh dhe transportosh”, tha banorja tjetër.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA