Demonstruesit spanjollë kërkojnë largimin e kreut rajonal të Valencias pas përmbytjeve shkatërrimtare (fotot)

09/11/2024 19:14

Demonstrues në Valencia vijonin sot protestën për largimin e kreut rajonal Carlos Mazon, si përgjegjës për dëmet e përmbytjeve shkatërrimtare që vranë të paktën 219 njerëz.

Ndërkohë dhjetra njerëz mbeten të zhdukur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga katastrofa.

Të mbijetuarit janë të indinjuar me autoritetet lokale për dështimin në paralajmërimin e popullatës për katastrofën e papritur, si dhe me vonesat në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës.

Protesta kundër autoriteteve janë zhvilluar në disa qytete të shtunën, ndërsa më herët të mbijetuarit refuzuan vizitat në zonat e prekura të mbretit spanjoll Felipe e mbretëreshës Letizia duke u thërritur  atyre “Vrasës, vrasës!”.

Shkatërrimi i paprecedentë nga reshjet ekstreme të shiut e breshërit ishte sot ende i dukshëm në disa qyteza jugore e juglindore.

Në Sedavi rrjeti AFP ilustronte një supermarket të shkatërruar nga katastrofa e përmbytjeve ku ushqime dhe mishi kishin nisur të kalbeshin nga balta.

Edhe qyteza fqinje e Catarroja mbetej e mbuluar nga balta që prej katastrofës së 29 tetorit, ku era e keqe e kalbëzimit i shtohet telasheve të të mbijetuarve.

“Elementet e dekompozuara kanë erëra të ndryshme,” thotë Angel Aldehuela, punonjës 51-vjeçar i zjarrfikësave nga rajoni i Sevilës, duke shtuar se në baltë kanë mbetur dhe kafshë të vrara.//AFP//

FOTO GALERI
1/3
Të mbijetuarit janë të indinjuar me autoritetet lokale për dështimin në paralajmërimin e popullatës për katastrofën e papritur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA